Graciano debaton ashpër me Endrikun: S’ke guxim!
Graciano dhe Endrik janë dy banorë të ‘BBV3’ të cilët pasditen e sotme kanë debatuar me tone të larta me njëri-tjetrin.
Sipas Gracianos, Endriku nuk i pëlqen dhe kjo gjë ka sjellë debate mes dyshes, ku Endriku i ka kërkuar që këto gjëra të sqarohen sy më sy.
Endrik: Të kesh guximin
Graciano: S’kam unë guxim?
Endrik: Po s’ke se dhe dje kur po debatoje për mua që u fut dhe Fationi, ike…
Graciano: Qenkemi shumë larg!
Endrik: Po normal se ti e ke hipotenuzën pikë o vëlla, unë e kam ‘naa’, kur ta them një gjë në sy e mbarojë dhe shkoj deri në fund.
Dhe pse ka vetëm pak ditë që është bërë pjesë e formatit, siç duket Endriku do të sjelli ‘rrëmujë’ brenda shtëpisë.