I paralizuar prej 1 viti nuk bën dot dializën, spitali nuk i jep ambulancë! Pas interesimit të Fiksit, institucionet vihen në lëvizje
Ajet Fatia 58 vjeç ka 14 vite që kryen shërbimin e dializës në Berat. Deri një vit më parë ishte me një këmbë dhe ecte me patericë. Sot ai është i paralizuar dhe e ka te pa mundur të lëvizë.
Përveç problemeve shëndetësore gjendja e tyre ekonomike është e mjerueshme. Ajeti jeton me bashkëshorten dhe vajzën e cila është e divorcuar dhe ka një fëmijë.Bashkëshortja e Ajetit kërkon ndihmë që t’u vihet në dispozicion një autoambulancë, pasi nuk e përballon dot shpenzimet e transportit me taksi. Ajeti vetë rimbursohet për transport publik 780 lekë në muaj. Mjeku ku bën dializën i ka dhënë bashkëshortes së Ajetit një rekomandim për Spitalin Rajonal Berat ku kërkon që Ajetit t’i vihet në dispozocion autoambulanca së bashku me barrelën. Zonja është paraqitur në spital me rekomandimin e AKS Berat, por drejtoresha e këtij spitali i ka thënë që numri i autoambulancave është i ulët për gjithë pacientët që ato mbulojnë. Këtë shërbim ajo mund t’ia ofrojë vetëm një herë në muaj, ndërkohë që Ajeti bën dializë 3 herë në javë. Familja e Ajetit shpenzojnë 12 mijë lekë në javë taksi për ta çuar të kryejë dializën. Madje Fiksi intersvistoi edhe komshiun i cili është njëkohësisht shoferi i taksisë i cili ndihmon të shoqen ta ngrenë e ta hipin në taksi sa herë shkon për dializë.
“Ka raste që dhe nuk e kam çuar për të bërë dializën pasi nuk kemi pasur lekë më se të paguajmë taksinë” shprehet gruaja e Ajetit. E vetmja që sjell të ardhura në shtëpi është vajza dhe ato nuk u dalin as për t’u ushqyer.
Fiksi bashkë me bashkëshorten e Ajetit i drejtohen spitalit ku ballafaqohen me drejtoreshën Anila Kala e cila nuk e dinte që pacienti ishte i paralizuar. Pra ajo shpjegohet se ka vetëm 10 ambulanca për të gjithë qarkun dhe është e pamundur që njëra prej tyre të bllokohet vetëm për Ajetin. Por Urdhri nr 469 datë 30.08.20102010 “Për sigurimin e transportit për të sëmurët që trajtohen me dializë”, i icli shpjegon se drejtoritë përkatëse të spitalit, për raste në pamundësi, duhet të sigurojnë transportin me automjete të spitalit nga vendi i banimit tek qendra e dializës dhe anasjelltas. Gjithsesi nga ky ballafaqim dhe me njohjen e kërkesës nga AKS Berat drejtoresha premtoi se do merrte masa për zgjidhje të situatës.
Gjithashtu Fiksi iu drejtua edhe Shërbimit Social në Bashkinë Berat, ku drejtori Pirro Xheblati nuk kishte dijeni për gjendjen e familjes dhe mori përsipër mobilizimin e një grupi pune për studimin e rastit dhe ardhjes sa më parë në ndihmë të kësaj familje.
AlbaniaWeb.net