‘Qenie monstruoze me sy të zgurdulluar’/ Egla ofendon rëndë Gracianon
Kjo mbrëmje në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ duket se do të mbyllet me debate e tensione. Teksa ndodheshin në oborr, Egla është përplasur fillimisht me Ledjonën e më pas me Gracianon.
Ndaj këtij të fundit nuk është kursyer aspak në ofendime, duke e quajtur ‘qenie monstruoze me sy të zgurdulluar’, që e ka lënë pa koment banorin. Ai është kthyer se nuk pret tjetër vlerësim nga një njeri i keq dhe që vetëm ul dhe ofendon të tjerët. I shokuar nga fjalët e aktores, balerini u shpreh se për këtë lojë ajo ka shitur dinjitetin.
Graciano dukej i prekur nga komenti i rëndë i Eglës, ndërsa vlen të theksojmë se dy banorët kanë patur përplasje të shpeshta me njëri-tjetrin brenda shtëpisë. Zanafilla kanë qenë ‘të mbathurat’ nga meshkujt dhe trafiku në tualet, që aktorja duket se i paska shumë problem.
Biseda e plotë në videon më poshtë: