Sat, Nov 23, 2024

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për shtëpi bari në Spanjë, arrestohet 30-vjeçari

  • PublishedFebruary 10, 2024

Një 30-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për kultivim kanabisi në Spanjë, është arrestuar me qëllim ekstradimin.

Në vitin 2022, në Barcelonë dhe Girona në Spanjë, 30-vjeçari E. P kultivoi sasi të konsiderueshme kanabisi në ambiente të mbyllura, nëpërmjet llambave që furnizoheshin me energji elektrike të vjedhur.

Gjykata e Madridit i ka caktuar 30-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprimtaritë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, si dhe të vjedhjes së energjisë elektrike, të kryera në kuadër të grupit kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokuorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.


AlbaniaWeb.net