Blerando-Shqipe hapin mesazhet në studio, ja raporti i tyre pas “BBVK2”
Blerando dhe Shqipja mbeten dy nga banorët më të komentuar në “Big Brother Vip Kosova 2” dhe pas përfundimit të tij. Një pjesë e fansave të tyre donin t’i shikonin ata si çift por dyshja deklaruan se janë thjeshtë shokë dhe kështu do të vijojnë.
Por a kanë folur dyshja pas largimit nga Big Brother?
Shqipja u shpreh në Post Big Brother se Blerando është ngritur nga loja e saj dhe i uron suksese. Ndërsa Blerando i kërkoi publikisht t’i kthejë follow-in në Instagram.
Blerando: Me thënë të drejtën unë po pres akoma: Pse nuk ma ke kthyer follow-n?
Shqipe: Mesazhet i ke parë?
Blerando: Që 7 ditë jam duke pritur të ma kthesh ti follow-n në Instagram.
Shqipe: Mesazhet i ke parë, se të kam çuar mesazh?
Blerando: Më ke çuar mesazh? Jam duke pritur follow-n.