Milan kërcënon Juven, “djalli” mban ritmin e Inter, Pioli: Do provojmë t’i fitojmë të gjitha (VIDEO)
Që Milan po kërkon prej kohësh një trajner për post Pioli ky nuk është një sekret, por që nga ajo kohë, kur tratativat janë bërë publike, kuqezinjtë kanë po ecin me marshin e pestë, kanë shifrat për një ekipi që lufton për titull: 9 ndeshje, 7 fitore, 2 barazime. “Djalli” kaloi me sukses edhe testin e radhës, mposhti në “San Siro” 1-0 Napolin duke përforcuar edhe më shumë pozitat e tyre në zonën Champions, plus 10 pikë në raport me Atalantan-n e vendit të katërt, minus 1 nga Juve.
Në një sfidë kaq delikate ai që bëri diferencën ishte Theo Hernandez, me anësorin francez që finalizoi një super aksion të ideuar nga dyshja Giroud-Leao. Milan kishte kontrollin e lojës, krijoi 10 raste, goditën 6 herë kuadratin, por Leao dhe Giroud nuk arritën të mbyllin ndeshjen. Në pjesën e dytë, ekipi i Mazzarrit shtoi presionin në zonën e kuqezinjve duke flirtuar me golin e barazimit, por ishin të pafat, si në minutën e 89-të, ku devijimi i Simic u përplas në shtyllën pingule. Napoli provoi deri në fund të shmangte këtë humbje, por pa sukses. Shijon këtë fitore, Stefano Pioli:
“Nuk e di nëse kemi bërë maksimumin, por në këtë një muaj e gjysmë kemi bërë shumë mirë, thuajse kemi mbajtur ritmin e Inter. Ne do të provojmë t’i fitojmë të gjithë ndeshjet deri në fund, më pas të shohim. Tani vjen edhe Europa League dhe duhet të administrojmë energjitë, ne dëshirojmë të bëjmë mirë në të dy kompeticionet”, u shpreh Pioli pas ndeshjes.
()