Atentati në Kurbin/ Pista e hetimit një vrasje e ndodhur disa vite më parë, objektivi Dritan Gjeloshi i gjykuar për këtë çështje
Burime nga grupi hetimit dhanë për Anila Hoxhën skedën e Dritan Gjeloshit, qe dyshohet se ishte në qendër të atentatit të ndodhur në Kurbin. Gjeloshi sipas Anila Hoxhës është gjykuar për vrasje në rrethana cilësuese për një ngjarjeje të 28 nëntorit 2002 . Në rrugën Milot Fushë-Krujë , aks qe lidh fshatin Gorre me autostradën. Pas një shkëmbimi me armë zjarri ka gjetur vdekjen shtetasja Marije Prenga, është plagosur. kastëriot Prenga dhe Vitore Prenga. Në vendngajrje aso kohe mbeti i plagosur edhe Gjeloshi .
Hetimi provoi 22 vite më parë tha Anila Hoxha se Kastëriot Prenga së bashku me xhaxhain , nusen e xhaxhait Marie Prenga dhe dy motrat e tij kishin qenë në fshatin Gorre për të marrë ojesë në ceremoninë mortore të gjyshit, të ndjerit Mark Mashi. Përpara ceremonisë mortore Kastëriot Prenga kishte shkuar më herët të marrë dërrasa shtëpie në shtëpinë e Gjon gjeloshi i cili ishte komshi me Mark Mashin, mbasi synonte të akomodonte njerezit qe do ti ngushëllinin ditën e fatkeqesise. Në këtë moment Prenga është konflijtuar me Gjon Gjeloshin i cili ka pretenduar se policia i kishte keqtrajtuar fëmijët( pjesë e te cilëve ishte ehde Prenga).
Ngjajra precipitoi në fund të ceremonisë mortore kur Kastëriot aprenga teksa po drejtonte kamioncinën kishte si pasagherë pesë të afërm me të cilëf po kthehej në banesë. Dëshmitarët treguan se rruga ju ëhstë ndërorerë nga Dritan Gjeloshi i cili i qelloi me automatik me 21 plumba duke lënë të vrarë një grua dhe plagosur dy të tjerë. Ai mbeti dhe vetë i plagosur mbasi nga kqyrjet e atëhershme u konstatuan gëzhoja të qitura dhe nga një pistoletë me të cilën hetimet provuan se kishte qelluar Prenga. gjeloshi për këtë krim ishtë dënuar me 20 vjet burgim
AlbaniaWeb.net