Incident në studion e “Procesit Sportiv”! Alesia Bamit i ndodh e papritura në “Javën e Dashurisë”, Manushi: ‘Syri i keq’! Kosta: Sa nuk i ra të fiktë…
Alesia Bamit i ka ndodhur një incident teksa po prezantonte të ftuarit në studion e “Procesit Sportiv”.
Teksa priste një kompliment nga Kosta në “Javën e Dashurisë”, moderatores i ndodhi e papritura; flutura që kombinohej me look-un e saj, fustanin e kuq dhe takat me xixa, u rrëzua.
Momenti është shoqëruar me një pasthirrmë “uuu…” nga moderatorja, ndërsa Manushi ka ndërhyrë menjëherë për të çtensionuar momentin me një batutë të thatë: ‘Syri i keq’, thotë publiku. Po i bien Alesias, qenkan bizhuteri false…
Nga ana tjetër, Kosta është shprehur se Alesias sa nuk i ra të fiktë pa i bërë kompliment, imagjino të merrte një kompliment prej tij. Në këtë moment komik, moderatorja nxitoi menjëherë të sqaronte se i ra vathi, jo të fiktë.
Pjesë nga biseda:
Alesia: Mirëmbrëma Kosta.
Manushi: Si je?
Kosta: Më ka ngrënë macja gjuhën. Na ka zënë gripi. Nja 3-4 ditë i kalova me temperaturë dhe ngaqë këndova shumë, tani më ka ikur edhe zëri.
Manushi: Po ku këndove?
Kosta: Jam këngëtar i mirë unë…
Manushi: A u vizitove? Berisha ka dy muaj që flet nga një orë përditë dhe e ka zërin xix.
Kosta: Po ai është i papërsëritshëm mor burrë, s’ka si ai.
Manushi: Ma bëj një kompliment për Alesian sepse qenka java e dashurisë. Unë se dija se ishte java e dashurisë, si e feston ti dashurinë?
Alesia: Uuu…
Manushi: Çfarë iku? Çfarë iku? Çfarë ra?
Alesia: Flutura…
Manushi: ‘Syri i keq’, thotë publiku. Po i bien Alesias, qenkan bizhuteri false…
Kosta: Akoma pa i bërë kompliment sa nuk i ra të fiktë. Imagjino ti bëj kompliment.
Alesia: Më ra vathi, jo të fiktë…
Manushi: I ranë të gjitha, por e rëndësishme është që të fillojë “Procesi Sportiv”.
AlbaniaWeb.net