Fri, Nov 29, 2024

Mbreti Charles kthehet sërish në Londër pas trajtim të kancerit

  • PublishedFebruary 13, 2024

Mbreti Charles u kthye sot në Londër pasi iu nënshtrua trajtimit të kancerit në Sandringham.

Monarku 75-vjeçar zbarkoi në Clarendon House me helikopter mbretëror, pasi kaloi një javë në Norfolk.

 

Mbreti u fotografua me gruan e tij Camilla, teksa po shkonin drejt Clarence House.

Të dielën, Charles u pa në daljen e tij të parë publike që nga fillimi i trajtimeve të rregullta duke ecur në kishë në Sandringham me Camilla.

Të shtunën ai foli për herë të parë duke shprehur falënderimet e tij të ngrohta për mbështetësit që i urojnë shërim të shpejtë.


AlbaniaWeb.net