Shehi në Komisionin e Reformës Zgjedhore: Lista të hapura, votim elektronik! Të hiqet zullumnaja e komisionerëve që fusin duart
Shehi: Unë jam për katër pikat, i kam dorëzu me kërkesën me shpresën se do të ndërtohet me referendum, nuk kam entuziazëm se do të hyjë kaq thellë, por këta katër pika janë ato çfarë përfaqësojmë ne, ne jemi një përfaqësues, jo të gjithë, mendimi im bazë është ky, që qytetarëve shqiptarë duhet që të jenë një të drejtë proporcionale, jemi për proporcional kombëtar, ligji të punojë kudo edhe për qarqe të vogla, listat të hapen deri në fund, edhe mund të ndodhin probleme, por me komisionerë na kanë ndodh probleme, do të fusin durët dhe zgjedhjet i kontrollojnë ata, të bëhet me elektronikë. Duhet me pas kurajë që kjo punë të bëhet, kanë shku para publike sa të duash, ia vlen të harxhohen ca, 2-3% të votave të numërohen edhe me mënyrë fizike, të bëhet elektronikë që të hiqet kjo zullumnaja e komisionarëve, është një histori e vjetër e Shqipërisë, ne flasim për modernizim, kur vjen puna tek vota është e dyshimtë. Jam për të votu emigrantët, mund të votohet me postë elektronike, ka miliona në botë që e bëjnë, ne s’paskemi.
ne perditesim…
AlbaniaWeb.net