Vrau fqinjin për një vend parkimi, ja kush është viktima dhe autori (Foto)
Ilir Koçilja dhe Halik Koka u konfliktuan këtë mesditë në Durrës për një vend parimi, ndërsa ky i fundit mbeti viktimë.
Sherri mes tyre nisi në lagjen numër 4 të qytetit, ku Koçilja sulmoi me thikë komshiun. I plagosur 47-vjeçari kapërceu rrugën dhe vrapoi për t’i shpëtuar agresorit të tij, por u rrëzua në rrugë, pranë kontejnerëve të mbetjeve urbane.
35-vjeçari Ilir Koçilja, që vrau fqinjin, u kap pas disa orësh arratie në bulevardin e qytetit. Në momentin e arrestimit, autorit të dyshuar iu gjet në xhep, thika me të cilën dyshohet se qëlloi për vdekje Halil Kokën.
Gazetarja Vali Qyrfyçi mëson se Koçilja është person me precedent të mëparshëm penal. Ai është dënuar në vitin 2018 me 4 muaj burg për përndjekjen e Roxhesa Klironomit, vajzës që më pas humbi jetën në një aksident automobilistik bashkë me shoqen e saj në autostradën Tiranë- Durrës, në nëntor 2022.
Ndërkohë viktima është dënuar 2 herë për armëmbajtje pa leje. Në 2008 me 6 muaj burg dhe në 2012 me 5 muaj burg.
Në 2021, Koka u arrestua sërish për armëmbajtje pa leje me një person tjetër, por ndaj tij prokuroria e ka pushuar çështjen dhe është dënuar vetëm personi tjetër.
AlbaniaWeb.net