Wed, Nov 27, 2024

‘Mos më thuaj mua mos fol kështu kur vetë flet më zi!’/ Edona për Santianën

  • PublishedFebruary 14, 2024

Finalistja e ‘BBVK’, gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi ka folur lidhur me eksperiencën e saj në formatin më të ndjekur dhe ka bërë një koment lidhur me ish-konkurrentët e tjerë.

Duke folur për pjesëmarrjen e saj në format ajo ishte disi e ashpër me deklaratat që bëri për ish-banorët, sidomos për një prej tyre.

Bëhet fjalë për Santianën, ku Edona shprehet se nuk i ka pëlqyer loja e saj por në fund të fundit nuk ka asgjë me të.

‘Nuk më ka pëlqyer karakteri i saj si është sjellë. Kur dola jashtë i pashë videot në ‘tiktok’ ku u habita vetë. Unë nuk i gjykoj njerëzit, por mos më thuaj mua ‘mos fol kështu’ kur vet flet më zi’! S’po flas, s’dua ti jap vëmendje dikujt por s’më ka pëlqyer. S’kam asgjë por ai moment s’më ka pëlqyer.’