Wed, Nov 27, 2024

U vra për një vend parkimi, viktima në Durrës, i afërm i ish-ministrit Lefter Koka

  • PublishedFebruary 14, 2024

Personi në foto është Halil Koka (47-vjeç), i cili mbeti i vrarë sot nga Ilir Koçilja (35-vjeç), është identifikuar si nipi i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Ngjarja ndodhi në mesditë, ku 35-vjeçari sulmoi me thikë Kokën, fqinjin e tij. Koka, i plagosur mundi të kapërcejë rrugën dhe vrapoi për t”i shpëtuar Koçilit, por u rrëzua në rrugë. 47-vjeçari humbi jetën rrugës për në spital.

Në momentin e arrestimit, autorit iu gjet në xhep thika me të cilën qëlloi për vdekje Halil Kokën.

Gazetarja Vali Qyrfyçi ka mësuar se Koka është dënuar 2 herë për armëmbajtje pa leje. Në 2008 me 6 muaj burg dhe në 2012 me 5 muaj burg. Në 2021, Koka është arrestuar sërish për armëmbajtje pa leje me një person tjetër, por ndaj tij prokuroria e ka pushuar çështjen dhe është dënuar vetëm personi tjetër.

Nga ana tjetër, autori, Koçilja është person me precedent të mëparshëm penal. Ai është dënuar në vitin 2018 me 4 muaj burg për përndjekjen e Roxhesa Klironomit, vajzës që më pas humbi jetën në një aksident automobilistik bashkë me shoqen e saj në autostradën Tiranë- Durrës, në nëntor 2022. Për policinë, ai konsiderohet si person problematik dhe si person dhe me probleme të shëndetit mendor.


AlbaniaWeb.net