Sun, Nov 24, 2024

Dhunoi ish-vjehrrën, djalin e ish-gruas dhe u dogji banesën, dorëzohet në polici Haki Bajrami

  • PublishedMay 9, 2023

Haki Bajrami, i dyshuari për djegien dhe dhunimin e ish-vjehrrës së tij në Llakatund është dorëzuar sot në polici.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në këtë fshat. Ish dhëndri nga Kosova ishte shpallur në kërkim nga policia e Vlorës.

Kujtojmë se më herët u arrestuan Gëzim Bacaj dhe Durim Kelmendi. Bacaj së bashku me Haki Bajramin tentuan të vrisnin të moshuarën dhe nipin e saj të mitur duke i dhunuar fizikisht dhe duke i lënë pa ndjenja në banesën e tyre. Më pas i vunë zjarrin qëllimisht banesës së tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.