Sat, Nov 30, 2024

“Këtu vret vetë shteti dhe drejtësia”/ Zeka në “Top Story”: Një drogaxhi fotografon vajzën nudo, familja thotë na mori ftyrën

  • PublishedFebruary 14, 2024

“Unë ka  pasur rast kur më kanë kërcënuar se atë foshnjën e vogël që e ke do t’ia presim kokën. Do të bëj një krahasim meqë jam gjysëm andej dhe gjysëm këtej. Policia e Kosovës është shumë më efektive se këtu. E dyta dua t’i them zëvëndës ministrit se ne jemi përshkrues të jashtëzakonshëm për të bërë krahasime, or praktika jonë me vendet perëndimore është me atë të Irakut, Afganistanit.

Sepse sot në Shqipëri dhe Kosovë nuk mund të bësh një denoncim  në e-mail sepse kolegët e këtij zv.ministri që nuk e kane sjellë në parlament miratimin e ligjit që nëpërmjet e-mailit mund të bëhet denoncim, duhet me shku atje për të bërë një gjë të tillë. Sot në Shqipëri dhe Kosovë vret Tik Tok-u, vret shteti, policia, drejtësia dhe edhe vetë familja.

Pse vret familja, sepse unë si prind në vend që të mbështes vajzën time që është dashuruar me një drogaxhi, kriminel, debil, e cila duke fjetur ky kriminel i ka bërë një foto lakuriq. Në vend që ti themi vajzës që deri në vdekje kam për të të mbështetur, i themi më mori fytyrën. Ne e drejtojmë dorën dhe gishtin në drejtim të vajzës”, tha ai.


AlbaniaWeb.net