Si është raporti? Ky është veprimi i menjëhershëm i kunatit, pas daljes së Luizit nga shtëpia
Çfarë raporti ka Luizi me familjen e tij pas daljes nga BVV? Po Kiara Tito me familjen e partnerit?
Këto janë dyshimet e ngritura ditën e celebrimit të Kiara Titos me Luiz Ejlli, ku familjarët e këitij të fundit nuk u dukën gjëkundi.
Pak javë më parë Kiara krijoi një llogari Instagrami për Luizin pasi e para u mbyll duke thënë se diçka e tillë ishte kërkuar nga ai vetë. Për habinë e të gjithëve, kunati i këngëtarit reagoi duke kërkuar mos të bënin ‘follow’ këtë adresë pasi sipas tij ‘ata që hapin Instagram në emër të Luizit nuk janë dashamirës të tij’.
“ Ju lutemi fansave të vërtetë të Luizit që të MOS BËJNË FOLLOW asnjë instagram që është hapur në emër të Luizit pavarësisht se nga kush hapen ato instagrame! Ata që hapin Instagram në emër të Luizit nuk janë dashamirës të tij. Ju lutemi duroni edhe një javë sa të dalë Luizi që t’a lëmë atë të marrë vetë vendimet për instagramin e tij personal. Qëllimi ynë nuk është të dëmtojmë askënd, i vetmi qëllim i yni është që të mbrojmë të drejtat e Luizit në lidhje me instagramin e tij. Ju faleminderit për mirëkuptimin e mbështetjen tuaj!”-shkruante ai.
Mirëpo, pas daljes së Luizit nga shtëpia e famshme ai e ka fshirë këtë postim. Por, bie në sy fakti që nuk ndjek në Instagram as Luizin, dhe as Kiarën. Ai ka ‘follow’ Efin dhe disa personazhe të tjera që kanë sulmuar Kiarën, duke lënë vend për aludime të shumta.
Po ashtu, ‘GoFoundMe’ që ka hapur në emër të Luizit është ende aktiv dhe e ka të vendosur të Bio-n e Instagramit të tij. Edhe pse Luizi kërkoi javë më parë që ai të mbyllej.
Një tjetër detaji që vlen të përmendet është fakti që ai nuk ka bërë asnjë postim për Luizin që kur ai fitoi ‘Big Brother’. Nuk dihet se si janë marrëdhëniet e tyre dhe çfarë po ndodh pas rrjeteve sociale, por kurioziteti dhe vëmendja është e madhe.