Romeo-Gracianos: S’e përballon dot, do dalësh vetë plako!
Pas dërgimit në televotim të Romeos, Heidit dhe Elvisit, nga Graciano, si mundësi e dhënë nga hapja e kutisë së Pandorës, përplasja mes Romeos dhe Gracianos ka qenë e ashpër dhe vazhdon të jetë dhe përgjatë këtyre ditëve.
Një tjetër ‘përplasje’ ka ndodhur dhe pasditen e sotme mes tyre ku Romeo i ka thënë Gracianos se do të dalë shumë shpejtë prej garës pasi s’është i aftë të qëndrojë deri në fund.
Romeo: S’besoj se e përballon dot, do dalësh vetë plako. Të betohem do dalësh vetë. Se fillon rëndohet situata tani, do rëndohet akoma më shumë e kupton? Ti ke hallin e vetes dhe bën veprime të pakontrolluara.’