Wed, Nov 27, 2024

Situata Kosovë-Serbi, Sekretari amerikan i shtetit: Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është shtegu i vetëm për një të ardhme më të mirë

  • PublishedFebruary 15, 2024

“Kur nisa të punoja në departamentin e shtetit sfida ishte Ballkani, Bosnje-Hercegovina, e pastaj Kosova kështu që shumë prej nesh kanë një histori që shikon thellë dhe kush më shumë se Biden. Jemi vërtet persona që kemi këtë nocion që nuk mund të shkojmë prapa në të ardhmen. Për këtë arsye jemi të angazhuar të mbështesim të gjitha përpjekjet për të çuar përpara integrimin me njërit-tjetrin dhe Europë.

Për sa i përket Kosovës dhe Serbisë dialogu i lehtësuar nga BE-ja është shtegu i vetëm dhe i duhuri. Duhet të përgëzoj edhe rolin Shqipërisë për rolin në stabilitetin e rajonit dhe integrim. Ky është shtegu në fakt që kaq qartazi i sjell të gjithë drejt një të ardhmeje më të mirë. Ne dimë se cila është alternativë dhe duhet të jemi të vendosur për të marr këtë hap këtë shteg për të mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të bëjnë përpara në këtë shteg”, tha Blinken.


AlbaniaWeb.net