Thu, Nov 28, 2024

Blinken rithekson në Tiranë partneritetin SHBA-Shqipëri

  • PublishedFebruary 15, 2024

“Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”, u drejtua shqiptarëve të enjten në Sekretari Amerikan i Shtetit duke cituar fjalimin e , sekretarit të parë të shtetit që ka shkelur në Shqipëri pas rënies së diktaturës. 

Një portret  i madh i Baker dhe i 4 sekretarëve të tjerë të shtetit e mes tyre dhe portretet e presidentëve George Bush e  , që kishin vizituar më parë vendin tonë,  kishin veshur muret e sallës ku Blinken dha një konferencë për shtyp me kryeministrin

“Kjo ka qenë e vërtetë 3 dekada më parë. Mbetet e njëjtë sot, do të mbetet e njëjtë dhe nesër”- shtoi Blinken, duke vendosur mesazhin e tij tek partneriteti i fortë mes dy vendeve si një partneritet strategjik në bashkëpunimin në Këshillin e Sigurimit, NATO, konfliktin në dhe mikpritjen e qytetarëve afganë. 

“Ky partneritet mes dy vendeve tona është më i fortë se çka qenë ndonjëherë dhe marrëdhënia për ne është në fakt kritike për të adresuar disa çështje që janë vendimtare për popujt tanë dhe kjo është një rrugë me dy kalime dhe jemi duke bërë gjëra me njëri-tjetrin dhe për njëri-tjetrin në mënyrë që  të përfitojë si populli shqiptar edhe populli në , madje edhe përtej dhe si aleat kyç i NATO-s, si një zë i rëndësishëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”- tha ndër të tjera sekretari amerikan.

Në këtë kontekst ai e quajti Shqipërinë një nga 10 kontributorët më të mëdhenj për frymë në Ukrainë dhe lajmëroi përurimin e bazës ushtarake amerikane në Kuçovë pas disa javësh. 

Takimi me Ramën erdhi pas një takimi të shkurtër me drejtuesit e institucioneve të reja të drejtësisë të krijiuara pas një reforme që u mbështet nga SHBA-të, për të cilën Blinken tha se ka dhënë rezultate. 

“Kemi diskutuar gjithashtu se si të vazhdojmë t’i bëjmë institucionet më demokratike të Shqipërisë më llogaridhënëse ndaj qytetarëve shqiptarë sepse në drejtësi në Shqipëri nuk ka qenë e thjeshtë, por gjithashtu ne që kemi filluar të shikojmë rezultatet”- tha ai duke shtuar se është e rëndësishme që procesi i nisur të ecë përpara.

Edhe kryeministri shqiptar vuri theksin tek partneriteti i sigurisë dhe tek reforma në drejtësi, ndërsa një pjesë të madhe të fjalimit ia dedikoi çështjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duke bërë një apel për krerët e që të jenë bashkëpunues me aleatët. 

“Pasi kemi diskutuar, unë dua ta përsëris apelin tim, apelin tonë për autoritetet e Prishtinës që të mos bëjnë asnjë hap të pa konsultuar dhe të pa koordinuar me aleatët tanë strategjikë sepse është në radhë të parë, në interesin e tyre dhe patjetër pastaj është në interesin e aleancës sonë”- tha Rama në fjalën e tij duke shtuar se veprimet e pakoordinuara  nuk i shërbejnë të ardhmes.

Ndryshe nga Rama, sekretari Blinken nuk e ceku këtë çështje në fjalën e tij, por kur u pyet për të tha se SHBA-të mbështesin procesin e dialogut të nisur nga

“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është i duhuri dhe madje është shtegu i vetëm i duhur dhe ne jemi të angazhuar të bëjmë gjithçka që duhet, që mundemi në mënyrë që të mbështesim të dyja vendet, ndërsa ata përshkojnë këtë shteg”- tha ai duke i mëshuar disa herë mesazhit që nuk duhet te punohet për të ardhmen në këtë proces.

“Nuk mund të kemi një ripërsëritje të asaj që ka ngjarë, të asaj që kemi parë dhe të asaj që tejet shumë njerëz kanë përjetuar në vitet ‘90”- tha ai, duke shtuar se SHBA-të mbështesin përpjekjet për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.