Wed, Nov 27, 2024

Shqipëria mbështet përfshirjen e rrëqebullit të Ballkanit në listën e specieve migratore

  • PublishedFebruary 16, 2024

Pesë organizata mjedisore ndërkombëtare lajmëruan nëpërmjet një deklarate të përbashkët për shtyp se në konferencën mbi Konventën e Specieve Migratore u vendos se rrëqebulli i Ballkanit do t’i shtohet listës.

“Me mbështetjen e qeverive të Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, tani mund të ndërmarrim hapa të mëtejshme për mbrojtjen e rrëqebullit të Ballkanit, si një specie e rrezikuar”, tha Dime Melovski, nga Shoqata Ekologjike Maqedonase.

Rrëqebulli i Ballkanit është nënlloj i rrëqebullit Euroaziatik. Popullata e kësaj specie është e rrezikuar, ku vetëm 50 individë të këtij lloji kanë mbetur në malet e rajonit ballkanik. Rrëqebulli po përballet me rreziqe të tilla në habitat si apo prerja e pyjeve.

“Propozimi i përfshirjes së rrëqebullit të Ballkanit në erdhi nga , po u mbështet edhe nga ”, citon deklarata e përbashkët për shtyp e grupeve mjedisorëve, , MES, , ERA dhe KORA.

Me përfshirjen e rrëqebullit të Ballkanit në Konventën e Specieve Migratore, qeveritë respektive përkushtohen për të krijuar kushtet e favorshme për ruajtjen e kësaj specie, si edhe krijimin e një strategjie kombëtare dhe një plani kombëtar konkret për mbrojtjen e rrëqebullit.

“Ne do të monitorojmë nga afër nëse zotimet e qeverive do të pasohen nga hapa konkretë”, u shpreh Lisa Leschinski, menaxhere projekti pranë organizatës EuroNatur.