Rrëzohet dhe vdes në burg Alexei Navalny, kundërshtar i Putin
Udhëheqësi më i shquar i opozitës ruse, Alexei Navalny, u rrëzua dhe vdiq ditën e sotme pas një shëtitjeje në koloninë penale të Arktikut “Ujku Polar”-tha shërbimi rus i burgjeve.
Navalny kishte qenë prej kohësh një gjemb në fytyrën e Presidentit Vladimir Putin, duke ekspozuar korrupsionin në vende të larta, duke bërë fushatë kundër partisë në pushtet Rusia e Bashkuar dhe duke orkestruar disa nga protestat më të mëdha antiqeveritare të parë në vitet e fundit.
Ai u kthye në Rusi në vitin 2021 nga Gjermania, ku pas kthimit të tij, Navalnvy u arrestua me shpejtësi. Që prej asaj kohe ai ka qenë i burgosur.
Navalny “u ndje keq pas një shëtitje” dhe “pothuajse menjëherë” humbi vetëdijen, tha shërbimi i burgut ditën e sotme. Ai tha se po hetonte “vdekjen e tij të papritur”.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Putini është informuar për raportet dhe se u takon mjekëve të përcaktojnë shkakun e vdekjes së Navalny.
“Me sa jemi në dijeni, në përputhje me të gjitha rregullat, shërbimi i burgut po kryen kontrolle dhe sqarime,” u tha Peskov gazetarëve. I pyetur për raportet se vdekja përfshinte një mpiksje gjaku, ai u përgjigj: “Nuk e di. Mjekët duhet ta zbulojnë.”
Zëdhënësi i Navalny, Kira Yarmysh, tha se avokati i tij po udhëton për në Kharp, ku Navalny është mbajtur që nga dhjetori.