Fri, Nov 22, 2024

“Ervis Martinaj u kriminalizua me ardhjen e PS në pushtet”/ Ish-drejtori i policisë: Rama flet si palë e grupit kundërshtar

  • PublishedDecember 14, 2022

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi ka deklaruar se Ervis Martinaj nuk ka qenë i përfshirë në botën e krimit deri përpara 10 vitesh. Sipas tij, ai është kriminalizuar pas ardhjes në pushtet të PS-së.

I ftuar në emisionin “Në shënjestër”, Prençi tha se Rama flet për Ervis Martinajn sikur është pjesë e grupit kundërshtar.

Prençi: Numëruar në ditë kalendarike nesër janë plot 100 ditë që kur Rama prezantoi drejtorin e ri të policisë. Dimë gjithçka mbi rekrutimet në polici, normat e shkeljet që janë bërë në procedurë, dhe suportin që politika i ka bërë disa oficerëve, duke kapërdirë edhe gjëra të pamundura për ti ofruar poste.

Do ta lidh me dy ngjarje vendimtare në polici, thënien e artë të kryeministrin “Kokën hëngshnin”, sloganin “Policia që duam që fshehu rekrutime të një organizate në shërbim të organizatave kriminale”.

Rama i drejtohet Rrumbullakut – Tashmë duhet të marrë fund enigma e personit në kërkim. Ju keni dy aksioma, nëse është i vrarë duhet ta gjeni, nëse është i gjallë ta kapni e ta çoni para drejtësisë.

Tek versioni i parë nuk thotë duhet të gjeni fajtorin. Kryeministri flet sikur të jetë palë e një grupi kundërshtar të Ervis Martinaj.

Martinaj deri para 10 vitesh nuk ishte personazh i botës së krimit. U kriminalizua pas ardhjes në pushtet të PS kur një pjesë e botës së krimit u turrën për t’i marrë aksionet me ndihmën e partisë, madje edhe nga familjarë të pushtetit.

Dëshiroj Ervis Martinaj të jetë gjallë që tu tregojë sa u kushton policia. Drejtor Policie kam qenë edhe unë por numrin tim nuk e kanë pasur pjesëtarë të botës së krimit.