Sat, Nov 23, 2024

Krizë në çift? Luizi i jep fund zërave, shfaqet në shtëpinë e Kiara Titos (FOTO)

  • PublishedMay 9, 2023

Luiz Ejlli ka bërë reagimin e parë në rrjetet sociale duke postuar një video me një falënderim për të gjithë ndjekësit.

Ai thotë se i janë dashur tre ditë për të marrë veten dhe shpreh mirënjohjen për gjithë mbështetjen e fansave përgjatë katër muajve e gjysmë.

“Si ju kam o çapaçula. IU deshën nja tre ditë me marrë vete para se me bërë këtë video. Ju kërkon falje që nuk ju kam falënderuar një nga një secilit. Shpresoj që me këtë video ta justifikoj vete, Nuk e di çfarë keni parë te unë që më keni vlerësuar kaq shumë.

Ju jam mirënjohës tërë jetën. Ju keni ndryshuar jetën time. Shpresoj t ‘jua shpërblej me karrierën time, me ëndrrën time në muzikë dhe të jem sa më pranë jush. Nuk gjej fjalë me përshkruar atë që keni dhënë dhe keni bërë për mua gjatë katër muajve e gjysmë”, shprehet Luizi.

Ajo që bie në sy është se Luizi po qëndron në shtëpinë e partneres së Kiarës, duke hedhur poshtë dyshimet për një krizë në çift për shkak të mungesës së familjarëve në dasmën e tyre. Pas kurrizit të Luizit shfaqen të njëjtat piktura ku Megi Pojani realizoi një intervistë në Fun Club me tezen e Kiarës, teksa moderatorja ndodhej në shtëpinë e Big Brother Vip.