Wed, Nov 27, 2024

“Shembja e ‘Prestige’, akt terrorist”, Shehaj akuza Ramës: Po kërcënon votuesit dhe po mbjell dhunë mediatike

  • PublishedMay 9, 2023

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj, i ftuar në studion e emisionit “Frontline”News24 foli për fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit.

Shehaj u ndal te shembja e “Prestige Resort”, duke e quajtur si dhunë dhe terror nga qeveria.  Sakaq e krahasoi dhe me vendimin e gjykatës për logon dhe vulën e Partisë Demokratike, ku akuzoi drejtëpërdrejtë kryeministrin Edi Rama.

“Për vendimin e gjykatës, kryeministri i mori të drejtën si kurrë më parë, PD-së të futet në zgjedhje pa simbolin e saj është një akt i paparë. Më shqetëson çdo gjë që është përdorur për të eliminuar demokracinë në Shqipëri. Vendi ynë është ende një vend i korruptuar. Tentativat që deri më sot të Ramës që kanë shkuar huq, janë akte kundër demokracisë”, tha Shehaj.

Sakaq, Shehaj komentoi uljen e vlerës së monedhës euro, ku tha se është efekt i drejtpërdrejtë e blerja votës.

“Nëse euro bie, ka kërkesë për lekë. Që zgjedhjet ndikojnë në uljen dhe ngritjen e euros është fakt. Ky është efekti i drejtpërdrejtë i blerjes së votës. Blerja e votës është fenomen dhe bëhet nga mazhoranca e cila ka më shumë të ardhura. Mjafton të shihni se kush është partia që bën premtime, ka zgjedhur të blejë votat”, tha demokrati.