Sat, Nov 23, 2024

“Premtoi helenizimin e Himarës”, Shpëtim Idrizi për deklaratën e Fredi Bejlerit: Është tokë shqiptare. Organet e drejtësisë të nisin hetimet

  • PublishedMay 9, 2023

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi ka reaguar në lidhje me intervistë të dhënë nga kandidati për bashkinë e Himarës Fredi Bejleri.

Në një postim në Facebook, Idrizi u shpreh se asnjë kandidat i ligjshëm nuk do të guxonte të përfshinte në platformën e tij elektorale helenizimin e Himarës.

Ai i ka bërë thirrje organeve shqiptare të drejtësisë që të nisin hetimin në lidhje me rastin, pasi tha se po shkelet integriteti territorial i vendit dhe Kushtetuta,.

Postimi i plotë:

Fredi Beleri- Himara s’je ti
Refuzova ta mendoja si të vërtetë fillimisht intervistën e Fredi Belerit për gazetën greke Protthotema, sepse asnjë kandidat i ligjshëm nuk do guxonte të fliste e të shtronte si platformë të tijën helenizimin e Himarës…
Intervista vazhdonte kur flisnin për Vorio Epirin si një koncept natyral e askush nuk fliste për atë faqe turpi të Republikës së Zoografit e faktit që Vorio Epiri qëndron në themel të filozofisë genocidiale ndaj shqiptarëve , konceptit të megaloidesë.

Më së pari më duhet ti them këtij palaços së Dules se Himara është tokë shqiptare ,qe ne kohen e mbretit Zog,  Shqiperia i ka njohur zonat minoritare të përcaktuar në Finiq e dhe Himara as ka qene e as do jetë ndonjëherë zonë minoritare, sepse ka asnjë kontiunitet metokeor me Greqinë .
Himara është dheu i burrave dhe grave shqiptarë që kanë ditur të ruajnë shqiptarinë si pakkush tjetër.

Së dyti, I kujtoj këtij individi të akuzuar për masakrën e Peshkopisë të vitit 1995 dhe i dënuar me vendimin nr 224/24.9.2004 nga gjykata e Vlorës dhe më numër 302/26.12.2006 për dhunim të simboleve kombëtare se tezat e helenizimit të Shqipërisë dhe ajo kriminale e Vorio Epirit do marrin përgjigjen e duhur nga Himariotët më 14 maj.

Urgjentisht nxisim organet e drejtësisë të nisin hetimin për ide të tilla qe cenojnë integritetin territorial, Kushtetuten e tentojne tjetërsimit historik e kulturor të jugut të vendit
Fredis Beleris…. Akoma nuk e kuptojmë se si ka ende parti politike Shqiptare që guxojnë të kandidojnë individë të tillë me të shkuar kriminale, por dimë që përballë ke gjithë ato burra dhe gra për të cilët Atdheu dhe Kombi është amaneti që i la Zoti kur i solli në tokë.
E më së fundi një thirrje vëllazërore….
Ti japim përgjigjen e merituar këtij andarti të kohëve moderne e ti vëmë fre çdo ideje të rrezikshme shoviniste të atyre që e kanë ende në duar gjakun e martirëve të Ҫamërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.