Sat, Nov 23, 2024

Gara për Kamzën, kandidati i “Bashkë Fitojmë”: Fitorja e garantuar! Pas 14 majit do të bëjmë audit të brendshëm për fondet e…

  • PublishedMay 9, 2023

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit në bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha, i ftuar në studion e emisionit “Open” ka folur në lidhje me fushatën elektorale deri më tani.

Ai tha se më 14 maj fitorja do të jetë e garantuar, ndërsa shtoi se sapo të vijë në krye të bashkisë do të bëjë një audit të brendshëm për fondet që janë përdoru për rindërtimin e shkollave.

“Katër vite me radhë është kujdesur tre katër biznese me t cilat ndanë paratë e krimit dhe korrupsionit. Po legalizon banesa në këmbim të votave, për të ndryshuar votën në 14 maj.

Ne i kemi denoncuar dhe kemi bërë kallëzim penal, i kemi drejtuar në institucionet kompetente.

Ai bën përpjekje për të minimizuar humbjen e tij.

Nuk ka thënë asnjë pikë të programit të tij por ka thënë vetëm që do punoj fort. Vendimi parë i bashkisë do jetë një audit i brendshëm. Një rikonstruktim shkolle në Kamzë kushton aq sa kushton një shkollë e ndërtuar nga themeli”, tha ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.