Wed, Nov 27, 2024

BE letër Kuvendit: Të shqetësuar për draftin e qeverisë mbi Zonat e Mbrojtura

  • PublishedFebruary 19, 2024

Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, , ka shprehur shqetësimin për propozimet e qeverisë për ndryshimin e ligjit për me qëllim lejimin e investimeve strategjike brenda tyre, përmes një letre të derguar në adresë të kreut të komisionit parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese dhe Mjedisin, , një kopje e së cilës është parë nga BIRN.

Sipas letrës së firmosur nga Gonzato, pret nga Shqipëria – një vend në proces negocimi për anëtarësimin – që t’i  përshtasë politikat e veta mbi mjedisin me orientimet dhe direktivat e legjislacionit europian.

Duke iu referuar propozimeve të qeverisë për lejimin e investimeve strategjike dhe aktiviteteve të tjera brenda Zonave të Mbrojtura, ambasadori i BE-së rikujton qëndrimin e progres-raportit të vitit 2023 për ligjin kontravers për investimet strategjike.

“Legjislacioni për investimet strategjike ngre shqetësime për mbrojtjen e biodiversitetit, pasi mund të lejojë investime të mëdha turistike dhe industriale në zonat e mbrojtura,” citohet raporti në letër, duke shtuar se “për më shumë qeveria propozon të lejojë ndërtimin e një numri veprash infrastrukturore mbi vaditjen (kullimin) dhe mbrojtjen nga përmbytja në zonat e mbrojtura”.

Në këtë kontekst, ambasadori i BE-së në Tiranë kërkon që komisioni të bëjë një ekzaminim të kujdesshëm të këtyre propozimeve dhe të rihapë procesin e konsultimit me aktorët e interesuar dhe organizatat mjedisore në vend.

“…Duke pasur parasysh implikimet e rëndësishme të mundshme të propozimeve të bëra nga qeveria, unë besoj se një ekzaminim i kujdesshëm duhet garantuar përpara se komisioni të vazhdojë më tej, duke përfshirë kriteret për autorizimin e ndërtimeve dhe aktiviteteve në zonat e mbrojtura, si dhe masat mbrojtëse, p.sh. vlerësimet e ndikimit në mjedis,” sugjeron ambasadori Gonzato.

Po ashtu, ai i rekomandon Pëllumbit që komisioni parlamentar të rihapë procesin e konsultimeve “në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse” për propozimet e reja të ardhura nga qeveria.

Përpjekjet e qeverisë dhe të deputetëve socialistë për të modifikuar ligjin e Zonave të Mbrojtura kanë shqetësuar jo vetëm Bashkimin Europian, por edhe organizata të tjera ndërkombëtare, pjesë e projektit , të tilla si , apo Bashkëpunimi Italian-AICS. Këto shqetësime i janë bërë të njohura edhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në një takim të mbajtur në fillim të shkurtit.

Propozimet fillestare për ndryshimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura u bënë nga një grup deputetësh socialistë, por drafti i tyre u anashkalua pasi Këshilli i Ministrave i dërgoi Kuvendit një propozim të ri me emërtimin “dhënie mendimi”.

Organizatat e shoqërisë civile e kundërshtuan fort projektligjin e deputetëve gjatë seancave dëgjimore, por ato kërkuan që të ketë seanca të tjera dëgjimore për draftin e dorëzuar nga qeveria, duke i parë propozimet e reja si më të rrezikshme për shkatërrimin e Zonave të Mbrojtura.

I pyetur nga BIRN për shqetësimet e shprehura nga kreu i delegacionit të BE në Tiranë, Pëllumbi nuk u përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi.