Wed, Nov 27, 2024

Kryeministri Rama udhëton drejt Ankarasë, zbulohen detajet e vizitës

  • PublishedFebruary 19, 2024

Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë paraditen e së martës në një vizitë zyrtare të Turqi.

Gazetari i AlbaniaWeb.net, Muhamed Veliu raporton se në Ankara kryeministri do të pritet prej atij që e quan ‘mik personal’, presidenti Recep Tayyip Erdoğan.

Pritet edhe nënshkrimi i disa marrëveshjeve, përmbajtja e të cilave nuk bëhet ende publike.

Kryeministri shoqërohet në këtë vizitë prej ministrit të punëve të Jashtme Igli Hasani. Kryeministri Rama gjatë tre mandateve qeverisëse çdo vit ka qenë një vizitor i rregullt në Turqi.

Ndërkohë Presidenti Recep Tayyip Erdoğan vizitoi vendin tonë në 17 Janar 2022 ku edhe inaguroi apartament e reja në Laç dhuratë e Turqisë pas tërmetit shkatërrues në vendin tonë.


AlbaniaWeb.net