Fri, Nov 29, 2024

Dinari përplas sërish Kurtin me SHBA-në/ Milori në “Top Story”: Nuk është koha e lojërave, partneriteti…

  • PublishedFebruary 19, 2024

Gazetarja Mirela Milori diskutoi në “Top Story” për përplasjen Kurti-SHBA për dinarin.

Ajo u shpreh se partneriteti mes tyre po cënohet për herë të parë, teksa theksoi se nuk është koha për lojëra.

“Ajo që për mua është e rëndësishme është që për herë të parë diskutohet partneriteti me SHBA-në. Që ku Kosova është shpallur e pavarur, e dyta që e ka njohur pas Shqipërisë është SHBA-ja. Angazhimi dhe partneriteti me Kosovën nuk ka pasur lëkundje, pavarësisht ndërrimit të drejtuesve. Pavarësisht këtyre partneriteti nuk është lëkundur. Por sot partneriteti po cënohet për herë të parë. Ata po luajnë në akull. Gabimi nuk korrigjohet. Gabimi ka pasojat. Nuk është koha  e lojërave”, u shpreh Milori.


AlbaniaWeb.net