Wed, Nov 27, 2024

Ibrahim Lici u arrestua në Turqi për vrasjen e Endri Mustafës, babai i tij në SPAK: Im bir ishte në Tiranë kur ndodhi krimi

  • PublishedFebruary 20, 2024

Mustafa Lici, baba i Ibrahim Licit tha sot në SPAK-ut se djali i tij ka qenë në Tiranë kur është vrarë Endri Mustafa.

“Dosjen e ka bërë gati Ardit Hasanbegaj dhe Niko Brahimaj. Pasi bëri dosjen e djalit tim Niko Brahimi u bë drejtor i Policisë Kriminale. Kam dorëzuar pamjet filmike dhe qelizat telefonike që djali im ndodhej në Tiranë. Pamjet i kam bërë në shumë kopje se nuk kam besim”, tha Lici për mediat.


AlbaniaWeb.net