Mbërrijnë traktorët e parë në rrugët e Athinës, priten protesta masive kundër qeverisë
Mijëra fermerë nga e gjithë Greqia janë nisur me traktorët e tyre drejt sheshit të parlamentit në Athinë, ku do të protestojnë kundër politikave të qeverisë, në një protestë masive që pritet të shkaktojë bllokimin e shumë rrugëve të kryeqytetit grek.
Traktoristët e parë kanë mbërritur në sheshin e Parlamentit në Athinë. Pritet të mbërrijnë rreth 180 traktorë dhe 40 autobusë me fermerë. Shumë rrugë kryesore do të bllokohen gjithashtu.
Policia ka njoftuar qytetarët të marrin masa dhe të mos shkojnë në sheshin kryesor, pasi priten protesta masive gjatë orëve të ardhshëm. Protesta do të zgjasë deri nesër gjatë orëve të paradites.
Fermerët janë nisur nga gjithë zonat e Greqisë pasi siç kanë deklaruar qeveria dhe kryeministri Mitsotakis nuk kanë dhënë zgjidhje për kërkesat e tyre. Me ta do të bashkohen edhe sindikata, studentë, organizata rinore të partive opozitare dhe pensionistët, të cilët kanë deklaruar solidaritetin e tyre ndaj kërkesave të fermerëve.
Autokolonat e traktorëve që vlerësohet se do të jenë më shumë se 200. Në protestë pritet të marrin pjesë mbi 3000 fermerë. Nga ana e saj qeveria greke megjithëse deklaron se ndodhet pranë problemeve të tyre deklaron se kushtet ekonomike nuk e lejojnë që të plotësojë kërkesat e tyre.
AlbaniaWeb.net