Masakra e Lushnjës/ Kërkuan të pyeteshin si dëshmitarë Anterio Kaloshi dhe Orges Bilbili, gjykata ‘rrëzon’ avokatët e Laert Haxhisë
Avokatët e Laert Haxhisë kërkuan të pyeten si dëshmitarë të thirrur nga mbrojtja edhe Anterio Kaloshi dhe Orges Bilbili, të dënuar më herët nga Gjykata e Posaçme për të njëjtat ngjarje për të cilat po gjykohet edhe Laert Haxhia.
Sipas gazetares së AlbaniaWeb.net Anila Hoxha, gjykata e refuzoi këtë kërkesë dhe vendosi të ripërsërisë kërkesën për dëshmitarë të tjerë të kërkuar nga mbrojtja për të cilët duhen risaktësuar adresat.
AlbaniaWeb.net