Video/ Kaos në rrugët e Athinës, qindra traktorë “pushtojnë” qytetin! Qytetarët mbyllen në shtëpi
Mijëra fermerë nga e gjithë Greqia kanë pushtuar rrugët kryesore të Athinës, sidomos në sheshin e parlamentit, që protestojnë kundër të qeverisë.
Qytetarët janë mbyllur në shtëpi, ndërsa pritet një protestë masive. Mijëra fermerë janë gjithashtu të pranishëm, të cilëve i janë bashkuar edhe sindikata, studentë, organizata rinore të partive opozitare dhe pensionistët, të cilët kanë deklaruar solidaritetin e tyre ndaj kërkesave të fermerëve.
Protesta do të zgjasë deri nesër gjatë orëve të paradites. Fermerët janë nisur nga gjithë zonat e Greqisë pasi siç kanë deklaruar qeveria dhe kryeministri Mitsotakis nuk kanë dhënë zgjidhje për kërkesat e tyre.
AlbaniaWeb.net