Wed, Nov 27, 2024

Frutat e Kivit Ndikojnë Fort në Mirëqënien e Shëndetit dhe Organizmit – Ndiqeni Këtu

  • PublishedFebruary 20, 2024

Fruti i kivit është i pasur me ushqyes dhe ka pak kalori, madje së fundmi, kivi po kultivohet edhe në Shqipëri.

Në vendin tonë kivi ka qenë pothuajse i panjohur si frut për konsumatorët deri pas viteve ’90.

E vërteta është se disa pemë të kivit janë mbjellur gjatë viteve 70’ në kopshtin eksperimental të Institutit të Kërkimeve Bujqësore në Lushnjë.

Mënyrat se si kivi i vjen në ndihmë organizmit tonë janë të panumërta.

Kivi është një super frut dhe kjo i atribuohet përmbajtjes së lartë të vitaminës C, kaliumit dhe bakrit, të cilat janë të dobishme dhe të pazëvëndësueshme për shëndetin tonë.

Lexuesit e AgroWeb.org e dinë tashmë që vitamina C ka aftësi të stimulojë jo vetëm funksionin por edhe prodhimin e qelizave të bardha të gjakut (leukocitet) të cilat janë pjesë e sistemit tonë imunitar dhe në veçanti të neutrofilit që shkatërron substancat, viruset dhe bakteret që shkaktojnë sëmundje.

Cilat janë vlerat shëndetësore të vitaminës C?

Vitamina C rrit nivelet e antitrupave, proteina të prodhuara nga qelizat e bardha të gjakut.

Vitamina C ndihmon edhe në parandalimin e trombozës.

Nëse konsumoni dy kivi në ditë, atëherë do të përfitoni 259/mg vitaminë C. Kjo dozë e nevojshme e vitaminës C, jo vetëm që do të ulë tensionin e gjakut, por edhe do të shmangë sëmundjet e zemrës dhe do t’i japë lëkurës tonalitet dhe gjallëri.

Qeniet njerëzore kanë nevojë për vitaminën C që të rrisin natyralisht nivelet e gjakut të plotë (pa përfshirë këtu plazmën), të pastrojnë gjakun dhe të rigjallërojnë zemrën dhe arteriet.

Fruti i kivit ka një nga sasitë më të larta të vitaminës C që gjenden në një frut.

Vlerat e kaliumit

Çdo frut është i pasur me kalium, një elektrolit dhe mineral thelbësor.

Në organizëm gjendet një sasi e vogël enzimash që kanë nevojë për kalium që të funksionojnë siç duhet.

Enzimat janë të domosdoshme dhe të rëndësishme për ruajtjen e niveleve të rregullta të kimisë së qelizave në trup.

Parandalimi i sëmundjeve kronike kërkon nivele të rregullta dhe të rregulluara të kaliumit.

Ky mineral ndihmon në parandalimin e disa sëmundjeve të kohëve moderne siç janë:

Osteoporoza
Goditjet në tru
Tensioni i lartë i gjakut
Gurët në veshka

Vlerat e bakrit që gjendet tek Kivi

Marrja e bakrit nëpërmjet ushqimeve është e rëndësishme për formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe përthithjen e hekurit.

Hekuri mbështet transportin e oksigjenit, funksionet biologjike dhe prodhimin e energjisë.

Pamjaftueshmëria e hekurit është një nga simptomat që prek shumë njerëz në mbarë botën. Kjo simptomë shkakton anemi.

Fruti i kivit ka një përqindje të lartë bakri dhe konsumi ditor i këtij fruti është i rekomandueshëm për përthithjen e një sasie të domosdoshme të bakrit në sistemin tonë endokrin.

Cilat janë vlerat e tjera të shtuara nga konsumi ditor i kivit?

Një ritual i pasur dhe i shëndetshëm ushqimor që përfshin kivin do të ndihmojë për:
Gjumë të mirë dhe të qetë
Rritjen e niveleve të kolagjenit në lëkurë
Uljen e rreziqeve të sëmundjeve të zemrës
Ekuilibrimin dhe rregullimin e funksionit të zorrëve
Pastrimin e mëlçisë
Rikthimin e energjisë, duke ju ndihmuar të ndiheni të gjallëruar, të rifreskuar dhe plot dëshirë për jetën.

Mënyrat për konsumimin e kivit janë të panumërta dhe përfshijnë: lëngjet, kombinimet me perimet, sallatat dhe shumë të tjera./AgroWeb.org