Wed, Nov 27, 2024

“Kurti i lidhur me Moskën”?! ‘Shpërthen’ Ngjela: Të japë dorëheqjen!

  • PublishedFebruary 20, 2024

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se Kurti po gabon me qëndrimin kundër Amerikës, i cili është aleati kryesor që ndihmoi në shtetformimin e Kosovës.

I ftuar në “Breaking”, pyetjes nëse rrezikonte të shpallej “non grata” sikurse Berisha, Ngjela iu përgjigj duke thënë se Kurti nuk ka thyer ligjin, por është goditur politikisht për qasjen e tij anti-amerikane.

Sipas Ngjelës, me deklaratën e ambasadorit amerikan ‘nëse ju nuk do të na trajtoni si partner as ne nuk do t’iu trajtojmë si të tillë’, Kurti duhet të dorëhiqet përpara se të flas edhe Sekretari i Shtetit.

“Duhet të japë dorëheqjen që të rifutet në politikë dhe të shkojë në zgjedhje me tjetër doktrinë. Nga një doktrinë e majtë, të dalë në zgjedhje me një doktrinë më liberale”- tha Ngjela, duke shtuar se në qoftë se qeveria e tij rrezikon sanksione nga amerikanët, atëherë ai është me Beogradin dhe Moskën.

“Nëse Kurti arrin deri këtu, indirekt është me Beogradin. Nuk diskutohet. S’kanë ç’më duhen faktet, flasim për logjikën. Në qoftë se mbështetësi yt, ai që të ka dhënë pavarësinë, nuk të pranon dhe ti vazhdon dhe je kundër tij, me kë je? Me kundërshtarin e shqiptarizmit. Dhe kush është ky? Beogradi edhe Moska. Do të pyesësh a është e vërtetë që është me Beogradin dhe Moskën apo jo? Kjo nuk ka rëndësi përsakohë logjika të çon këtu”- tha Ngjela

Pjesë nga debati:

Dinari serb ka krijuar tensione në marrëdhëniet e qeverisë së Kosovës me SHBA. Nëse ju nuk do të na trajtoni si partner as ne nuk do t’iu trajtojmë si të tillë, kështu është shprehur ambasadori amerikan Kurtit.

Ngjela: Ka të drejtë. Por mbetet ambasadori akoma. Nuk ka folur politika e lartë. Kurti po gabon. Për Kurtin ata kanë dyshime para se të vinte. Por unë mendoja se ata nuk e pranonin për shkak se ishte i majtë, ultra i majtë, dhe e ka sjellë në pushtet dega enveriste. Janë enveristë ata, e di? Ma kanë shprehur mua hapur kur flisja kundër Enverit. Tani nuk e di, por po flaës 10 vite para.

Por nuk ka rëndësi, gjithsecili mund të ketë ideologjinë e tij. Problemi është ka apo nuk ka vota. U pozicionua si i majtë ekstrem dhe mori votat. Tani, pasi vjen në pushtet me vota, mbaron problemi politik, fillon problemi shoqëror në funksion të drejtimit të shtetit, të ekonomisë, të financës dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me liderin politik që është bërë kryeministër.

Sa i përket Kurtit, ai nuk i ka këto. I mungon dimensioni i burrit të shtetit.

Pra nuk është burrë shteti?

Ngjela: Ai arriti t’i bindëte ata majtas, bravo i qoftë. Por problemi është çfarë po bën këtu? Duke qenë majtas ai e kupton ftohtësinë e Uashingtonit dhe bën këto që po bën.

A po përpiqet Kurti të krijojë një frymë antiamerikane në Kosovë?

Ngjela: Nuk mund të ketë deputet nën 50-vjeç, është senil shteti. Mbaheni mend këtë. Aguridhët formojnë komunizmin. Sa ishte mosha mesatare e komunistëve kur morën pushtetin në Shqipëri? 27-vjeç. Kurti ka konflikt me ndërkombëtarët dhe unë ja kam thënë në tavolinë. I thash që nëse ke konflikt me ndërkombëtarët nuk duhet të vish në pushtet. Qëndrimi ndaj Amerikës është ose ideologjik ose logjik. Kur është ideologjik janë të majtë, nuk pranojnë kapitalizmin e tipit Amerikan. Duan socializmin e tipit Evropian. Të tillë ke edhe në Greqi. Kurti duhet të ketë parasysh një gjë, i tha mirë Rama: Pa Uashingtonin nuk do të ketë pavarësi.

 A rrezikon Kurti të ketë fatin e ish-kryeministrit Berisha?

Ngjela: Jo, nuk shkel të ligj ai. Atë e kanë goditur politikisht. Tani që foli ambasadori amerikan Kurti nuk duhet të lejojë që të flasë edhe Sekretari i Shtetit. Duhet të japë dorëheqjen që të rifutet në politikë dhe të shkojë në zgjedhje me tjetër doktrinë. Nga një doktrinë e majtë, të dalë në zgjedhje me një doktrinë më liberale.

A rrezikon qeveria Kurti të sanksionohet nga Amerikanët?

Ngjela: Nëse çështja arrinë deri këtu, Kurti nuk po luan për shqiptarizmin. Kam pasur dyshime. Nëse Kurti arrin deri këtu, indirekt është me Beogradin. Nuk diskutohet. S’kanë çmë duhen faktet, flasim për logjikën. Në qoftë se mbështetësi yt, ai që të ka dhënë pavarësinë, nuk të pranon dhe ti vazhdon dhe je kundër tij, me kë je? Me kundërshtarin e shqiptarizmit. Dhe kush është ky? Beogradi edhe Moska. Do të pyesësh a është e vërtetë që është me Beogradin dhe Moskën apo jo? Kjo nuk ka rëndësi përsakohë logjika të çon këtu.


AlbaniaWeb.net