Përplasja mes Romeos dhe Julit, Arbri i prerë me Heidin: Kush është lideri mes jush?
Opinionisti Arbër Hajdari shprehet se e priste një përplasje mes Romeos dhe Julit, dhe se e vlerëson lojën e këtij të fundit për të krijuar aleanca dhe mbledhur sa më shumë njerëz pas vetes.
Në një pyetje të drejtëpërdrejt ndaj Heidit se kush është lideri mes saj, Romeos dhe Julit, modelja ka qenë e paqartë në argumenta duke u shprehur se ka raporte të ndryshme me secilin prej tyre dhe nuk i sheh në atë formë. Përgjigjja e Heidit ka lënë të zhgënjyer Orin, e cila tha se do të preferonte që Heidi të shprehej se “unë jam lidere, kam ardhur këtu për të luajtur dhe fituar. Me Romeon kam një marrëdhënie dashurie, Julin e vlerësoj për 1,2,3 gjëra, por lidere jam unë dhe këtë Big Brother e fitojë unë”.
Arbri: Unë e kam pritur që të vinte kjo përplasje mes Romeos dhe Julit. Më pëlqen loja e Julit për disa arsye, ka krijuar disa aleanca brenda shtëpisë dhe është duke shfrytëzuar në kutimin e mirë të fjalës edhe armiqtë e Romeos pasi i bashkojnë shumë gjëra bashkë, përfshihet në diskutime dhe debate, nuk fle shumë gjjumë. Pra ka disa arsye pse më pëlqen loja e Julit dhe argumentat që ai jep përgjatë bisedave, por kam një pyetje për Heidin. Nëse do të zgjidhje midis teje, Romeos dhe Julit, kush është lideri sipas mendimit tënd?
Heidi: Nuk i jap dot përgjigje sepse jemi shumë vende larg. Me Romeon kemi një marrëdhënie tjetër dhe nuk e shoh dot si video, Julin e kam shok dhe prap nuk e shoh dot në atë formë.
Arbri: Kush është një lider brenda shtëpisë duke përfshirë edhe ty?
Heidi: Nuk e di Arbër të them të drejtën.
Arbri: Kjo nuk e di do të ishte njëlloj sikurse të thoshte unë.
Ori: Do kisha preferuar më shumë sikur të thoshte që ‘unë jam lidere, kam ardhur këtu për të luajtur dhe fituar. Me Romeon kam një marrëdhënie dashurie, Julin e vlerësoj për 1,2,3 gjëra, por lidere jam unë dhe këtë Big Brother e fitojë unë’. Sa i përket lojës, duket se Big Brother është në një fazë të nxehtë. Kjo histroia e të preferuarit ka ndryshuar dhe do të ndryshojë. Duhet të kuptojnë që janë të vëzhguar dhe çdo gjë që bëjnë aty brenda ndikon te publiku jashtë. Loja, strategjia që ata bëjnë, aleancat, debatet. Tani jemi në moment strategjie dhe mua më pëlqen ky momenti sepse kuptohen aleancat, kush po Lufton me kë, kush po mundohet të mbledh më shumë afër vetes.
AlbaniaWeb.net