“Duhet të zërë rrënjë të forta, t’i bëhet ballë influencave”, ambasadorja Hohmnn: S’ka anëtarësim në BE pa reformë të suksesshme në drejtësi!
Në 110-vjetorin e Gjykatës së Lartë, ambasadorja e Delegacionit të BE në Tiranë, Christiane Hohmann bëri të qartë se nuk do të ketë anëtarësim në BE nëse nuk zbatohet një reformë të suksesshme në drejtësi.
Hohmann tha se kjo reformë duhet të zërë rrënjë të forta dhe se duhet t’i bëjë ballë influencave.
“Nuk ka anëtarësim në BE pa reformë të suksesshme në drejtësi. Kjo vlen për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe për shumë prej jush këtu. ka qenë rrugëtim i gjatë. Institucionet kyçe të drejtësisë, janë krijuar dhe rikrijuar. Reforma po zë rrënjë, por duhet të zërë rrënjë të thella. Do duhet t’i bëjë ballë influencave. Duhet të tregohet integritet. Procesi i vettingut vijon të ecë në mënyrë graduale. Pasi të përfundojë ky proces, të dy gjyqësorët duhet të ruajnë frymën. Duhet të sigurohet llogaridhënie dhe përgjegjësi te sistemi i drejtësisë. Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të zbatojnë detyrën. Drejtësia e vonuar minon besimin e qytetarëve.”, tha ambasadorja.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–