Një grua u shoqërua pas dyshimeve se blinte vota për të, reagon kandidati i PD, Kapllanaj: Sajesë, mallakastriotët nuk blihen as shiten
“Mallakastriotët as nuk blihen, e as nuk shiten.”. Kështu deklaroi kandidati demokrat për Mallkastrën, Agron Kapllanaj, pas lajmit të publikuar dje nga policia se kishte shoqëruar në polici një grua, që thuhet se blinte vota në emër të tij.
Në një reagim në ‘Facebook’ Kapllanaj tha se gjithçka është sajesë sa i takon videove të shpërndara në media, ndërsa shtoi se përbuz ccdo akt që ofendon qytetarët .
REAGIMI I KAPLLANAJT
Mallakastriotët as nuk blihen, e as nuk shiten Mallakastriotët janë qytetarë të punës e me vlera. Asnjë sajesë e shpërndarë në media, asnjë lajm i fabrikuar, nuk e ndal ndryshimin në Mallakastër.
Unë kam punuar e do të punoj me shpirt për këtë qytet e për çdo qytetar mallakastriot. Përbuz çdo akt që ofendon qytetarët, të cilët unë po kërkoj t’i përfaqësoj, ashtu sikurse përbuz gjithkënd që tenton të bëjë pis karakterin tim. Ndryshimi është afër. Më 14 Maj, bashkë do ta rikthejmë Bashkinë te qytetarët.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–