Fri, Nov 29, 2024

“Ka fshehur raste me doping”, Erkand Qerimaj shpërthen kundër Elez Gjozës: Të japë dorëheqjen, bën turizëm me lekët e taksapaguesve

  • PublishedFebruary 22, 2024

Peshëngritja nuk feston dot në qetësi tre medaljet e fituara në Evropian, kjo pasi Erkand Qerimaj shpërthen fuqishëm ndaj Elez Gjozaj duke akuzuar këtë të fundit se po fsheh një rast ku një sportist ka dalë me doping. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Qerimaj kërkon që presidenti i Federatës së Peshëngritjes të japë dorëheqjen:

Qerimaj
Qerimaj

Skandali i fundit ne federaten e peshngritjes, rasti i fundit i nje rasti sportist qe esht kapur me doping eshte mbajtur i fshehur nga federata dhe institucionet per te mbrojtur Federaten. Mendimi im bazuar ne prova eshte qe urgjentisht Elez Gjoza te japi Dorheqjen e te behen zgjedhje te reja. Drejton Federaten qe ne Vitin 2013 dhe ka bere 3 Mandate me Shume Skandale. Fondi dhe Federata eshte per sportistet e Tranjeret, jo per te shkuar ne xhepat e medhenje te Presidentit. Ku realizon Turizem me njerzt e Familjes me leket e taksapaguesve!!! Shporru nga Federata Hajdut…

AlbaniaWeb.net