Përdhunoi një vajzë në Barcelonë, Gjykata merr vendimin për Dani Alvesh
4 vite e 6 muaj burg për Dani Alvesh. Gjykata e Barcelonës ka marrë vendimin për mbrojtësin brazilian i cili mbahet në qeli prej më shumë se një viti, pasi akuzohet se ka përdhunuar një të re në një klub nate në Barcelonë.
Alves është dënuar me katër vite e gjysmë burg, teksa prokuroria kishte kërkuar 9 vite.
Gjykata gjithashtu urdhëroi brazilianin që t’i paguajë viktimës 150 mijë euro dëmshpërblim. “Vendimi u mor pasi u vërtetua që viktima nuk kishte qenë dakord për kryerjen e marrëdhënieve seksuale dhe ka dëshmi që vërtetojnë përdhunimin”, citohet në vendimin e gjykatës.
Avokatët e brazilianit kanë paralajmëruar se do të apelojnë vendimin.