Thu, Nov 28, 2024

PS tërheq Amnistinë Penale; s’ka konsensus për uljen e dënimit të të korruptuarve

  • PublishedFebruary 22, 2024

Opozita kundërshtoi ndryshimet e minutës së fundit të bëra në komisionin e ligjeve, ku deputetët socialistë dhe Ministria e Drejtësisë i hapën rrugën përfshirjes së zyrtarëve publikë të dënuar për korrupsion apo në kategorinë e përfituesve, duke keqpërdorur një amendament të dorëzuar në Kuvend nga opozita.

Ky ndryshim në u jep ulje me 1 vit burg të dënuarve burra nga dhe me 1 vit e gjysmë burg të dënuarve gra dhe të mitur nga e njëjta gjykatë – e cila shqyrton kryesisht vepra penale që lidhen me korrupsionin, shpërdorimin e detyrës dhe krimin e organizuar.

Kryetarja e Kuvendit njoftoi se grupi socialist kishte bërë kërkesë për tërheqjen nga rendi ditës pa dhënë një argumentim për arsyen e tërheqjes edhe pse ishte e qartë se PS nuk kishte numrin e duhur të votave për ta miratuar.

Tentativat për konsensus me anë të amendamenteve të propozuara nga deputetë të grupimeve të opozitës nuk shkuan ashtu siç duhet.

Kreu i grupit demokrat tha pas seancës plenare se socialistët tentuan të mashtronin opinionin publik duke ia faturuar opozitës ndryshimet nga të cilat përfitonin të dënuarit për korrupsion.

“Për shkak se nuk arritën dot për pazare të tyre, e tërhoqën ligjin për amnistinë, që nga një ligj humanitar, nga i cili do duhet të përfitonin qytetarët e zakonshëm, e shndërruar për të amnistuar ministra, kryetarë bashkish, drejtorë, të korruptuar të kësaj qeverie”- tha ai duke e quajtur të “papranueshme” këtë gjë.

Sipas tij miratimi nëpër komisione ishte bërë me një procedurë jotransparente dhe shtoi se, “me një procedurë të tillë dhe pa konsensus me opozitës nuk mund të ketë kurrë votën e asnjë opozitari”.

Kreu i Grupit Parlamentar të , tha se PS i ka solide votat e saj në Parlament, por projektligji për amnistinë u tërhoq në respekt të një tradite parlamentare të votimit të amnistive.

“Ne i kemi votat solide. Ka edhe të tjerë brenda parlamentit që e votojnë amnistinë. Do shohim çdo ndodhë në ditët në vijim. Sot e tërhoqëm në respekt të traditës për ta votuar me konsensus të plotë”, deklaroi Çuçi në një komunikim me mediat jashtë Parlamentit.

Miratimi i Amnistisë Penale kërkon një shumicë të cilësuar prej 84 votash dhe në pushtet është duke kërkuar aleatë mes partive të opozitës për ta miratuar atë.

Sipas  qeverisë nga amnistia pritet të përfitojnë 700 persona të dënuar dhe 2500 persona në shërbim prove, ndërsa ulje dënimi mund të përfitojnë nga 1200 deri në 1600 të dënuar.