Thu, Nov 28, 2024

Miratimi i ligjit për ndërtimin në zonat e mbrojtura, delegacioni i BE në Tiranë: Do ta ndjekim me shumë vëmendje zbatimin e dispozitave ligjore

  • PublishedFebruary 22, 2024

Delegacioni i BE në Tiranë ka reaguar përmes një postimi pas miratimit në Kuvend të ligjit për ndërtimet në zonat e mbrojtura.

“Rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është e qartë. Ajo kërkon përpjekje të vazhdueshme nga qeveria dhe parlamenti për të siguruar që legjislacioni shqiptar të përafrohet me standardet evropiane.

Në kuadrin e negociatave të anëtarësimit, miratimi i ligjeve mbi çështje që mbulohen nga legjislacioni i BE-së presupozon konsultim publik të mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës, si dhe një proces të parashikueshëm dhe transparent.

Delegacioni i BE-së do të ndjekë me shumë vëmendje zbatimin e dispozitave të reja ligjore për zonat e mbrojtura, sipas kuadrit ligjor të BE-së për mbrojtjen e mjedisit dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë”, sipas postimit.


AlbaniaWeb.net