Ferragnez drejt divorcit, Fedez s’u kthye më në shtëpinë e tyre në Milano
Historia mes Fedez dhe Chiara Ferragni-t përflitet se ka marrë fund. Sipas mediave italiane, çifti prej kohësh po kalon një krizë por gjërat janë bërë më serioze së fundmi. Si arritën deri në këtë pikë?
Thuhet se gjithçka nisi kur reperi u largua nga shtëpia e tyre në Milano të dielën e kaluar dhe nuk u kthye më.
Po ashtu nëse ju kujtohet, një moment ftohje mes çiftit u vu re edhe gjatë Festivalit të Sanremos 2023.
Fedez u bë protagonist pas puthjes që shkëmbeu me Rosa Chemical, ndërsa nuk i dha vëmendjen e duhur partneres së tij që ishte bashkëprezantuese në festivalin e famshëm.
Por duket se ‘pikat mbi i’ për ndarjen e tyre i vuri, qëndrimi shumë i ftohtë i Fedez ndaj Chiarës në një moment shumë të vështirë të karrierës së saj si influencuese, pas skandalit të bamirësive.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, sipërmarrësja dixhitale ka vendosur të distancohet nga bashkëshorti i saj pasi nuk mori mbështetjen e duhur nga ai në këtë moment aspak të lehtë për të.
Për më tepër gjatë kësaj periudhe, Fedez u ‘arratis’ në një udhëtim në Miami me menaxherin e tij, për të mos u kthyer më.
Sakaq, është vënë re se edhe në rrjete sociale prej kohësh mungojnë postimet familjare dhe në çift.
Influencuesja gjithashtu ka ndryshuar foton e profilit, duke zgjedhur një në të cilën nuk është bashkëshorti i saj, ndërkohë më pas ka postuar një foto në Instagram në të cilën tregon dorën pa unazë.