Thu, Nov 28, 2024

Shtyhet ekstradimi i rusit/ Gjykata e apelit do vendosë më 4 mars, kërkohet si janë marrëdhëniet me Rusinë

  • PublishedFebruary 22, 2024

Në datën 4 mars Gjykata e Apelit këtu në Tiranë vendosi të shprehet mbi kërkesat e avokatëve të rusit Igor Kokunov dhe prokurorisë së apelit, e cila deklaroi se duhet ti kërkohet Ministrisë së Drejtësisë të shprehet se çfarë marrëdhëniesh ka Shqipëria me Rusinë në fushën e marrëdhënieve juridiksionale, pra në fushën e ekstradimeve.

Një kërkesë e tillë e prokurorit Gent Xholi synon një qëndrim paragjyqësor të Ministrisë së Drejtësisë mbi ekstradimet me Federatën Ruse ndonëse qëndrimi i akuzës shqiptare prej ditës kur 60 vjeçari u arrestua është për ta mbajtur në burg derisa ti dorëzohet autoriteteve të vendit të tij.

Për këtë deri këtë të enjte kur dorëzoi kërkesën, prokuroria ju është referuar marrëveshjeve mbi ekstradimet. Por si rrethanë për kërkesën në gjykatë është përdorur vdekja në burg e Navalany , që po hidhet si kartë edhe nga Kokunov dhe nga mbrojtja që pretendojnë se edhe atij i rrezikohet jeta në burgjet ruse.

Megjithatë Kokunov akuzohet nga vendi i tij se nga 1993- deri në 2019 mori postin më të lartë në hierarkinë kriminale. Kërkesa e zëvendës prokurorit të përgjithshëm rus thotë se ‘Kokunov mori statusin “hajdutit me ligj” që është pozita më e lartë në hierarkinë kriminale.

Mes të tjerash, i arrestuari në kufirin shqiptar akuzohet se ofroi patronazh kriminal ndaj një kompanie për të marrë në shkëmbim gati 1 milionë rubla dhe më pas zgjidhi konflikte mes strukturave kriminale. Si shembull sillet një aktivitet i mbajtur në burg, ku së bashku me të burgosur të tjerë u zhvillua një ceremony për ta njohur si të tillë në elitat kriminale.


AlbaniaWeb.net