Foto/ Studente në Fakultetin Ekonomik në Tiranë, ja kush është Hygerta Meta, vajza që vrau të atin në Durrës
19-vjeçarja Hygerta Meta, e cila vrau të atin në Shënvlash të Durrësit është studente e Fakultetit Ekonomik në Tiranë.
Dyshohet se ajo e ka ekzekutuar me pistoletë të atin dhe më pas e ka varrosur në kasollen e bagëtive, pasi ai donte ta fejonte pa dëshirën e saj.
Janë ende të paqarta detajet se si ka ndodhur dinamika e ngjarjes dhe nëse ajo është ndihmuar nga nëna dhe vëllezërit e saj, të cilët janë vënë nën hetim.