Wed, Nov 27, 2024

Mënyrat e Sakta Natyrale Kundër Ngrirjes së Qafës 

  • PublishedFebruary 23, 2024

Dhimbja e qafës, mpirja dhe bllokimi i muskujve të saj është një nga problemet më të shpeshta që prek secilin prej nesh.

Kryesisht ftohja e muskujve të qafës, tensionet nervore apo emocionale, stresi, qendrimi për një kohë të gjatë ulur apo në këmbë shkaktojnë ngërçe tek qafa, e cila i refkleton ato në dhimbje shpesh herë të padurueshme dhe të zgjatura.

Këto dhimbje jo vetëm që ndikojnë në humorin tonë por na ndjekin me orë të zgjatura duke na vështirësuar veprimet e gjithë ditës.

Dhimbjet e qafës shfaqen në forma të ndryshme.

Shpesh herë të detyrojnë të mbash kokën përkulur, apo në një anë.

Kjo na vështirëson lirshmërinë e veprimeve sa herë që përpiqemi të ndryshojmë pozicion duke na shkaktuar dhimbje të padurueshme dhe akute.

Në këto raste, dhimbja është konstante, qafa qendron si e ngrirë, muskujt qendrojnë të tendosur.

Të krijohet ndijesia e një peshe të rëndë mbi shpatulla.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org tre janë shkaktarët kryesorë të dhimbjeve të qafës:

Kontraktimet muskulore të cilat vijnë zakonisht për shkak të gjendjes emocionale jo të mirë si dhe pozicionit të keq të qendrimit që kemi në përditshmërinë tonë.

Sëmundja e Hernies Diskale është një tjetër shkak i dhimbjes së qafës. Ajo ndikon direkt në kontraktimin dhe ngrirjen e muskujve, e për rrjedhojë sjell dhimbje dhe mpirje.

Inflamacionet janë gjithashtu shkaktarë të ngrirjes së muskujve të qafës dhe mpirjes së tyre duke sjellë vështirësi të mëdha në lëvizje dhe dhimbje therrëse.

Si të lehtësojmë dhimbjet e qafës  

Ka disa mënyra shumë efikase të cilat ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të qafës dhe largimin e tyre.

Dy më efikaset janë ato me kompresa me akull apo me ujë të nxehtë. Por si përdoren?

Në rast qafa është e prekur nga inflamacioni, pra që i’u dhëmb sapo ndryshoni pozicion përdorni kompresa me akull.

Kompresat me akull vendosini me kujdes tek pjesa e qafës që i’u dhemb dhe mbajeni përreth 15 minuta.

Nëse ndjeni vetëm ngrirje të muskujve atëherë përgatisni një çantë (borselinë) me ujë të nxehtë. Mbështilleni me një peshqir për ta vendosur në zonën e qafës që i’u shkakton dhimbje.

Është e rëndësishme që të masazhoni damarët e qafës herë pas herë pasi të hiqni borselinën me ujë të ngrohtë për të shtendosur muskujt.

Si t’i parandalojmë

Nëse tregohemi të përkujdesshëm në përditshmërinë tonë, dhimbjet e qafës mund të parandalohen.

Nëse keni një punë me orë të gjata në zyrë, sigurohuni që gjatësia e karriges të jetë në përputhje me gjatësinë tuaj. Këmbët tuaja duhet të jenë të mbështetura lehtësisht në dysheme.

Gjithashtu duhet që qendrimi juaj në karrige duhet të jetë drejtë me kurrizin e mbështetur në karrige.

Është shumë e rëndësishme që të paktën në çdo një orë të ngriheni nga karrigia dhe të bëni disa hapa. Në mënyrë që të shmangni mpirjen e trupit.

Kujdes duhet të tregoni edhe në mënyrën se si mbani trupin gjatë kohës që flini. Më e rekomandueshmja është që të qendroni me kurriz poshtë ose anash.

Ushtrimet sigurisht që vijnë në ndihmë të jashtëzakonshme për parandalimin e dhimbjeve të qafës.

Përmes ushtrimeve të vogla përditë ju do të siguroni shmangien e ngrirjes së muskujve. Në rast se dhimbjet janë të forta dhe të pandërprera atëherë duhet të konsultoheni me mjekun./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine