Wed, Nov 27, 2024

Shtirej si punonjëse e Kadastrës dhe i mori 4.5 mln lekë një qytetari për legalizim prone/ Arrestohet 34-vjeçarja në Tiranë

  • PublishedFebruary 23, 2024

Një 34-vjeçare që është hequr si punonjës e Kadastrës për të përfituar para nga qytetarët ka rënë në prangat e policisë në Tiranë.

Malvina Koçi u arrestua në flagrancë teksa i mori para një shtetasi, duke e mashtruar se ishte punonjëse e Kadastrës dhe se do t’i legalizonte pronën.

Policia thotë se janë sekuestruar sekuestruar 450 000 lekë, 1 automjet tip “Audi”, 2 celularë dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Gjithashtu, u identifikua dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i dyshuar i shtetases M. K., shtetasi J. M., 41 vjeç, banues në Tiranë. Policia vijon punën për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.


AlbaniaWeb.net