Thu, Nov 28, 2024

Arrestohet një person në Serbi/ Mediet serbe: Spiunonte për llogari të Shërbimit Informativ Shqiptar dhe atij të Kosovës

  • PublishedFebruary 23, 2024

Një shtetas serb është arrestuar nga autoritetet serbe “me pretendimin se spiunonte për llogari të Shërbimit Informativ Shqiptar dhe agjencive të inteligjencës në Kosovë”.

Mediet në Beograd raportojnë se personi u arrestua në Jagodinë, një qytet në Serbi.

“Arrestimi u bë në kuadër të hetimeve dhe ndjekjes së mëtejshme të një grupi personash që përbënin rrjetin e inteligjencës të krijuar në territorin e Serbisë nga me urdhër të Agjencisë së Inteligjencës Shtetërore të Shqipërisë (SHISH) dhe agjencive të inteligjencës së Kosovës”, shkruajnë mediet serbe.


AlbaniaWeb.net