Fri, Nov 29, 2024

Pas 2 vitesh ndarje, Kendall Jenner dhe Devin Booker ribashkohen prapë?

  • PublishedFebruary 23, 2024

Kendall Jenner dhe Devin Booker janë duke rindezur marrëdhënien e tyre, por ata po i marrin gjërat ngadalë pasi u ndanë në fund të vitit 2022.

Burime të njohura me situatën thonë se ish-çifti kanë kaluar më shumë kohë së bashku kohët e fundit — diçka që u bë e dukshme gjatë Super Bowl, kur Devin u shfaq në suitën e Kardashian në mënyrë të rastësishme.

Gjithashtu u vu re se modelja e “Vogue” u shfaq në Dallas këtë javë ndërsa Devin ishte në qytet për lojën Mavericks vs the Suns të enjten.

Kujtojmë se edhe pasi u ndanë në qershor të vitit 2022, dyshja janë parë në shumë vende të njëjta së bashku dhe mesa duket ata kanë vendosur t’i japin edhe një mundësi tjetër njëri-tjetrit.