Sat, Nov 16, 2024

“Makineri” perfekte, Leverkusen vendos rekord unik, e dërgon në plus 11 diferencën me Bayern Munich (VIDEO)

  • PublishedFebruary 24, 2024

Bayer Leverkusen nuk di të ndalet, vijon ecurinë perfekte duke vendosur një rekord unik. Ekipi i Xabi Alonso-s nuk njeh humbje prej 33 ndeshjeve radhazi, në të gjithë kompeticionet, duke thyer rekordin e Bayern Mynih.

Përballë Mainz, “aspirinat” kaluan në avantazh që në minutën e 3-të me një super gol të Granit Xhakës. Festa nuk zgjati shumë pasi miqtë barazuar shifrat 5 minuta më pas. Nga ky moment dy ekipet zhvilluan një lojë të hapur, me raste për shënim. Portieri i Mainz u kthye në një pengesë për ofensivën e Bayer, por ishte pikërisht ky i fundit që gaboi në minutën e 68-të duke mos kontrolluar si duhej goditjen e fortë nga distanca të Andrich, me topin që përfundoi në rrjetë.

Mainz mbeti me dhjetë lojtar pas minutës së 80-të, duke bërë Leverkusen të dilte me tre pikë pas suksesit 2-1. Fal kësaj fitoreje, Bayer Leverkusen e dërgoi provizorisht në plus 11 diferencën me Bayern Mynih.

()

AlbaniaWeb.net